Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Gjermania dhe aleatët kërkojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

schedule08:04 - 22 Mars, 2026

schedule 08:04 - 22 Mars, 2026

Gjermania dhe më shumë se 20 aleatë të saj kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për t’u angazhuar në “përpjekje të përshtatshme” për të ndihmuar për sigurimin e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Britania e Madhe,Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia i dënuan gjithashtu sulmet e Iranit ndaj anijeve tregtare, si dhe ndaj impianteve të naftës dhe gazit në rajon.

Pasojat e veprimeve të Iranit do të ndihen nga njerëzit në të gjitha pjesët e botës, veçanërisht nga më të dobtit,” thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre vendeve.



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje vendeve partnere që të ndihmojnë për rihapjen e kësaj rruge detare dhe i ka kritikuar vendet që nuk kanë vepruar në mënyrë të mjaftueshme.

Irani jep sinjale fleksibiliteti

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abas Araqshi, i tha agjencisë japoneze të lajmeve “Kyodo News” se Irani është i gatshëm t’i lejojë anijet që kanë të bëjnë me Japoninë që të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë nga e cila transportohet rreth 90% e importeve japoneze të naftës.

Irani gjithashtu ka lejuar edhe anijet që kanë si destinacion apo u përkasin vendeve të tilla si Kina, India dhe Pakistani që të kalojnë në mënyrë të sigurt përmes këtij korridori strategjik detar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!