Gjermania bëhet vendi i dhjetë në botë që tejkalon 2 milionë raste me Covid-19

schedule08:32 - 15 Janar, 2021

schedule 08:32 - 15 Janar, 2021

Numri i të infektuarve me koronavirus është mbi 2 milionë tashmë në Gjermani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Vendi raportoi 22,368 raste të reja me Covid-19 ditën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2,000,958. Lajmin e bëri të ditur agjencia e kontrollit të sëmundjeve.

Po ashtu, Gjermania raportoi 1,113 raste të tjera fatale të lidhura me virusin duke  e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 44,994. Dhjetë nga 16 shtetet federale të Gjermanisë e kanë arritur tashmë 85 për qind të kapacitetit të njësive të kujdesit intensiv.

Gjermania ka vaksinuar më shumë se 842,000 banorë, rreth 1% e popullsisë së saj. s.b/abcnews.al/