Të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e së shtunës në Gjermani, si pasojë e një shpërthimi në një rafineri nafte. Sipas transmetuesit publik Dojçe Vele, ngjarja ka ndodhur në impiantin e kompanisë Bajernoil, në qytetin Vohburg, në jug-lindje të vendit. Zjarri ra në orën 5 e 15 dhe mbi 200 zjarrfikës u angazhuan për vënien nën kontroll të situatës. Autoritetet evakuuan rreth 1 mijë e 800 banorë të zonës për shkak të tymit të dendur të çliruar nga flakët./abcnews.al
Gjermani, shpërthim në një rafineri nafte, 8 të plagosur
schedule13:32 - 1 Shtator, 2018
schedule 13:32 - 1 Shtator, 2018