Gjermani, populistët e djathtë zgjerojnë “hartën” në dy lande

schedule10:40 - 2 Shtator, 2019

schedule 10:40 - 2 Shtator, 2019

Ekstremistët e djathtë zgjerojnë edhe më shumë hartën e tyre në Gjermani. Partia populiste “Aleanca për Gjermaninë” ka pësuar një rritje të ndjeshme në dy landet Saksoni dhe Brandenburg, megjithëse u rendit forcë e dytë sipas rezultateve të zgjedhjeve të zhvilluara dje në këto dy lande.

Partia qeverisëse CDU vijon të ketë kryesimin në Saksoni, por me një rënie të theksuar votash. E po ashtu socialdemokratët u renditën të parët në landin e Brandenburgut. Por edhe pse te dy kryeministrat e këtyre landeve do të vazhdojnë të qeverisin, me gjasë koalicionet e tyre nuk do të mund të sigurojnë dot shumicën.

Që të dy politikanët kanë nevojë për koalicione trepartiake për të qeverisur. Por të dy kryeministrat e landeve e kanë përjashtuar kategorikisht një koalicion me Alancën për Gjermaninë. Partia populiste e djathtë, ndërkaq e ka komentuar me gëzim rritjen e saj në elektorat, duke i cilësuar zgjedhjet në dy lande si “sukses të madh”. Aleanca për Gjermaninë bën të ditur se tashmë edhe ajo do të jetë pjesë e vendimmarrjes politike. /ABC News Albania 24/7