Gjermani, policia bastis shtëpinë e një anëtari të ISIS

schedule20:06 - 18 Tetor, 2023

schedule 20:06 - 18 Tetor, 2023

Policia gjermane ka bastisur sot banesën e një siriani 34-vjeçar në qytetin bavarez të Martkoberdorf, i cili dyshohet se është anëtar i grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

Informacioni i mbledhur nga hetuesit sugjeron se i dyshuari kishte lidhje me Shtetin Islamik në Siri përpara se të transferohej në Gjermani në vitin 2015. Ai thuhet se ka qenë i përfshirë në aktivitete organizative për Shtetin Islamik, i cili më parë kontrollonte zonat e Sirisë dhe Irakut.

Deri më tani hetuesit theksojnë se nuk kanë prova për përfshirje të drejtpërdrejtë të 34-vjeçarit sirian në vrasje. “Ne do të përdorim çdo mjet ligjor për të ndjekur penalisht terroristët dhe mbështetësit e tyre,” tha kryeprokurori i Mynihut Reinhart Rettle.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!