Të paktën 50 persona janë plagosur pas përplasjes së dy trenave me njëri-tjetrin në afërsi të Duseldorfit në Gjermani. Lajmi është konfirmuar nga policia lokale. Sipas raportimeve, një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në qytetin Meerbusch. Në momentin e përplasjes në bord ndodheshin 150 persona. Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur ekipe të shumta të ndërhyrjes së shpejtë dhe shumë ambulanca për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve. Ende nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar përplasjen mes dy trenave. Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen./abcnews.al
Gjermani, përplasen dy trena në afërsi të Duseldorfit
schedule22:11 - 5 Dhjetor, 2017
schedule 22:11 - 5 Dhjetor, 2017