Autoritetet gjermane kanë parandaluar një atentat në gjysëm-maratonën e Berlinit. Policia me anë të një mesazhi në tuitër ka njoftuar se ka ndaluar 6 persona. Ata akuzohen se po përgatisnin një sulm terrorist. Sipas asaj që shkruajnë mediat gjermane, të ndaluarit mund të kenë lidhje me Anis Amri, autorin e masakrës në tregune krishtlindjeve në Berlin në dhjetor të 2016. Shtëpia e njërit nga të dyshuarit është kontrolluar imtësisht nga ekipet speciale. Hetuesit konfirmojnë se sulmi do të kryehej me thika. Madje gazeta Bild thekson se njëri nga të ndaluarit ishte prej kohësh nën vëzhgimin e policisë./abcnews.al
Gjermani, parandalohet një sulm terrorist në maratonën e Berlinit
schedule08:45 - 9 Prill, 2018
schedule 08:45 - 9 Prill, 2018