Gjermani, parandalohet një sulm i mundshëm ndaj ambasadës izraelite

schedule10:32 - 20 Tetor, 2024

schedule 10:32 - 20 Tetor, 2024

Një 28-vjeçar libian u arrestua në Brandenburg të Gjermanisë, i akuzuar për planifikimin e një sulmi ndaj ambasadës izraelite në Berlin.

Sipas Bild,  i riu u arrestua në Bernau si pjesë e hetimeve të kryera nga departamenti i antiterrorizmit. 28-vjeçari besohet të jetë një mbështetës i ISIS.

Arrestimi ka ndodhur pas informacioneve nga shërbimet sekrete të një shteti tjetër dhe nuk dihet nëse i dyshuari ka pasur për qëllim të vepronte me armë apo lëndë plasëse.

28-vjeçari mbërriti në Gjermani në nëntor 2022 dhe kërkoi azil në janar 2023. Edhe pse kërkesa e tij u refuzua më 28 shtator 2023, ai gjithsesi arriti të qëndronte në Gjermani në qytetin e vogël të Brandenburgut me 45 mijë banorë.

Ambasada izraelite në Berlin konfirmoi se ishte planifikuar një sulm kundër selisë diplomatike dhe falënderoi zyrtarët e sigurisë në Gjermani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!