Gjermani, opozita kërkon anulimin e ligjit që legalizon kanabisin

schedule13:37 - 31 Mars, 2024

schedule 13:37 - 31 Mars, 2024

Opozita konservatore e Gjermanisë do të anulojë ligjin e ri që legalizon kanabisin për përdorim nëse e fiton pushtetin, tha një zëdhënës i lartë gjerman.

“Sipas këndvështrimit tonë, politika e drogës, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e të rinjve, është një çështje e një rëndësie kaq qendrore sa që ne do të anulojmë legalizimin e kanabisit në rast se marrim pushtetin”, tha ligjvënësi Thorsten Frei.

“Është një iluzion që ligji që lejon kultivimin për përdorim personal do të shkatërrojë tregun e zi”, tha Frei.

Gjithashtu, ai e parashikoi se tregu i paligjshëm i kanabisit do të vazhdojë edhe pas legalizimit, duke theksuar se tregtarët e drogës tani më nuk do të kenë frikë nga ndjekja penale. Bëhet e ditur se nga data 1 prill në Gjermani do të lejohet konsumimi i kanabisit, për sa kohë që pirësi është mbi 100 metra larg nga ambiente, si për shembull shkolla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!