Tre të vdekur e tetë të plagosur është bilanci tragjik pas rrëzimit të një avioni të vogël të tipit Çesna, në landin Hesse në Gjermani. Avioni i vogël me një motor, raportohet se po përpiqej të merrte lartësi, pasi dështoi të ulej në tokë, dhe u përplas me gardhin rrethues të aeroportit dhe mbi një grup njerëzish që ndodheshin aty, rreth orës 15:45 të kësaj të diele.
Policia raporton se në mesin e tre viktimave janë dy të rritur e një djalë 10 vjeçar, ndërsa tetë persona të tjerë u plagosën. Kushtet e motit ishin të mira, për pasojë ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit që ishte privat. Kjo zonë malore, pranë qytetit Fulda, frekuentohet nga persona të pasionuar pas fluturimeve me avionë të lehtë./abcnews.al