Gjermani, meteorologët japin alarmin për reshje dëbora dhe ngrica

schedule14:22 - 10 Janar, 2025

schedule 14:22 - 10 Janar, 2025

Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar popullsinë në disa rajone për reshje intensive të borës dhe ngrica.

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) njoftoi se reshjet e borës, të cilat janë efektive në shumicën e pjesëve të vendit, kryesisht në shtetet North Rhein-Westphalia (NRW) dhe Lower Saxony, pritet të vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin.

Autoritetet paralajmëruan drejtuesit e mjeteve që të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të përdorin me kujdes automjetet pasi rrugët janë të mbuluara me borë dhe akull.

DWD-ja paralajmëroi gjithashtu banorët në pjesët qendrore dhe jugore të Gjermanisë kundër degëve të pemëve dhe sendeve që mund të fluturojnë për shkak të erës dhe stuhisë.

Vlerësohet se stuhia mund të arrijë shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë në qytetin e Mynihut dhe në zonat pyjore deri në 115 kilometra në orë.

Theksohet se temperaturat në vend do të lëvizin rreth 0 deri në 6 gradë në veri, ndërsa në jug mund të rriten deri në 14 gradë. Temperaturat më të ulëta në vend janë shënuar deri në minus 5 gradë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!