Gjermania ka regjistruar mbi 3 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjes, Instituti Robert Koch.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 3,011,513 ndërsa i viktimave në 78,452 .
Sidoqoftë, shkalla e incidencës gjatë javës së kaluar ishte 136,4 për 100,000 banorë. Numri i rasteve në Gjermani vazhdon të mbetet i lartë , pavarësisht masave të marra nga qeveria.
Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se nëse nuk merren masa më të ashpra ndërkombëtare, spitalet do të mbingarkohen. Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se do të miratojë ligje të reja në mënyrë që të bëjë më të lehtë vendosjen e kufizimeve në të gjithë vendin./abcnews.al