Gjermani, kancelari Scholz në tubimin kundër të djathtës ekstreme

schedule10:36 - 15 Janar, 2024

schedule 10:36 - 15 Janar, 2024

Mijëra njerëz, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe ministren e tij të Jashtme, Annalena Baerbock – dolën në rrugët e Berlinit të dielën për të protestuar ndaj ekstremizmit të së djathtës ekstreme.

Tubimi vjen disa ditë pasi një raport investigativ tha se ekstremistët e krahut të djathtë dhe politikanët nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë ishin takuar për të diskutuar planet për dëbimin e miliona emigrantëve nga Gjermania.

Rreth 10,000 njerëz iu bashkuan tubimit të së dielës në zonën e tregut të vjetër ose Altmarkt tha kryebashkiaku i Potsdamit, Mike Schubert, i cili kishte bërë thirrje për protestë.

Potsdami është kryeqyteti i shtetit të Brandenburgut, i cili kufizohet me Berlinin, dhe Scholz dhe Baerbock jetojnë atje.

Demonstruesit mbanin postera me slogane të tilla si “Ne qëndrojmë së bashku” dhe të tjera që lavdëronin një popullsi shumë-etnike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!