Gjermani, frikë për sulme terroriste

schedule23:26 - 25 Dhjetor, 2018

schedule 23:26 - 25 Dhjetor, 2018

Policia në Gjermani gjeti të martën një flamur të Shtetit Islamik pranë një segmenti të linjës hekurudhore të Berlinit, ku dyshohet se do të kryhej një sulm terrorist. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse flamuri dhe një tekst në arabisht janë lënë nga të njëjtët persona që më herët dëmtuan një kabëll kontakti të hekurudhës.

“Që nga fillimi i hetimit kemi mbledhur copëza të shumta provash që na sugjerojnë se duhet të tregohemi të kujdesshëm”, deklaroi një zëdhënës policie.

Forcat e rendit u sinjalizuan nga punonjësit e stacionit dhe shërbimet hekurudhore u ndërprenë përkohësisht për arsye sigurie, për të rifilluar pak më vonë. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse rasti i Berlinit është i lidhur me një rast të ngjashëm të verifikuar në tetor në landin e Bavarisë, ku persona të paidentifikuar u përpoqën të nxirrnin nga binarët një tren të shpejtësisë së lartë duke dëmtuar një kabëll kontakti./abcnews.al