Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Gjermani/ Autobusi me udhëtarë nga Kosova përplaset me kamionin, 30 të lënduar

schedule09:26 - 20 Gusht, 2025

schedule 09:26 - 20 Gusht, 2025

Një autobus me 50 pasagjere udhëtarë nga Kosova është aksidentuar në Gjermani rreth ores 12.05 minuta te mengjesit te kesaj te merkure.

Sipas autoriteteve policore 30 persona jane lenduar gjate aksidentit, dy prej te cileve ne gjendje te rende te shtruar ne spitalin me te afert te zones, ndersa kater te tjere jane derguar per ekzaminime te metejshme.

Autobusi u përplas me një kamion të ngarkuar me mallra në autostradën A8, i drejtuar nga shoferi 46 vjecar me shtetsi polake, afër Irsshenbergut gjatë natës.

Autobusi ishte nisur drejt Mynihut, ndersa pista e pare e hetimeve per aksidentin lidhet me shoferin.

Drejtuesi i autobusit ishte nje slooven, 49-vjeçar, i cili e ka pare me vonese kamionin, duke e goditur ate ne pjesen e pasme.

Pas këtij aksidenti, autoritetet mbyllën për qarkullim segmentin A8 për gati dy orë, ndersa personeli mjekesor mberriti brenda pak minutash ne vendngjarje.

Kompania e autobusëve organizoi menjëherë një autobus zëvendësues për të transportuar pasagjerët e padëmtuar ne destinacion, ndersa kamioni u vendos ne parkingun me te afert ku u transferua ngarkesa.

Sipas policisë, dëmi material që ka rezultuar vlerësohet në afërsisht 150,000 euro. Nga ky aksident, fatmiresisht nuk raportohet per viktima. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!