Jens Petter Hauge, talenti norvegjez i Milanit, ka disa oferta dhe më seriozja është nga Eintracht Frankfurt në Bundesliga. I riu, edhe pse në sezonin e parë te kuqezinjtë nuk mori shumë hapësira, tërheq vëmendjen për cilësitë e tij teknike.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se për Hauge gjermanët kanë bërë një ofertë zyrtare dhe janë gati të paguajnë 7-8 milion euro që ta transferojmë në Bundesliga.
Eintracht Frankfurt made an official bid around €7/8m to sign Jens Petter Hauge. AC Milan want more to sell the Norwegian talent. Talks ongoing. ??? #Eintracht
Eintracht board also signed and completed all paperworks for Rafael Santos Borré – done deal, he joins as free agent.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 4, 2021
Milani për momentin ka kërkesa më të larta financiare, edhe pse e ka blerë 21-vjeçarin nga Bodo/Glimt për shumën e 4 milion eurove.
Hauge sezonin e parë në Serie A ka luajtur 18 ndeshje, vetëm tre si titullar, dhe ka realizuar edhe dy gola. /abcnews.al