Gjergj Pali rrëfen njohjen me Edi Ramën: Në studion e Danish Jukniut në Shkodër, flisnim për pikturën

schedule13:26 - 29 Nëntor, 2023

schedule 13:26 - 29 Nëntor, 2023

Piktori shkodran, Gjergj Pali ka folur në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News dhe për kryeministrin Edi Rama. Ai ka treguar se e ka njohur në studion e Danish Jukniut, kur Rama shkonte me të atin, piktor Kristaq Rama.

Gjergji zbuloi se Rama në atë kohë ishte vetëm 17-vjeç dhe kishte një dëshirë shumë të madhe për artin.

Sakaq, ai theksoi se dhe kryeministër ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë.

“Unë mendoj që ka bërë punë jashtëzakonisht të mirë. Patjetër që është shumë kontraversale dhe ndoshta kanë për të më sharë. Unë them mendimin tim. Unë kam ardh nga një vend tjetër dhe në përgjithësi bota e respekton. Është djali i mençur dhe me dëshira. Kristaqi vinte shpesh në Shkodër.  Edhe Rama vinte në Shkodër në studion e Danish Jakniut, ka qene 17-vjeç. Ka qene djalë jashtëzakonisht i mirë, shumë absorbues, me një dëshirë të madhe për artin. Shumë pak kontakte kam pasur”, u shpreh Pali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!