Nëse ka një gjë që e duam të gjithë, është që të jemi të lumtur. Por, lumturia mund të jetë e vështirë për t’u arritur, sidomos nëse keni përjetuar shumë vështirësi. Sipas ekspertëve, ka disa mënyra që ju bëjnë të ndiheni një person më të lumtur, shkruan abcnews.al.
Meditimi luan një rol kyç në lumturinë e përgjithshme
Studimet tregojnë se menjëherë pas meditimit, ne përjetojmë ndjenja qetësie dhe kënaqësie, si dhe ndërgjegjësim dhe empati. Gjithashtu tregojnë se meditimi i rregullt mund të rizgjojë përgjithmonë trurin për të rritur nivelet e lumturisë, thonë ekspertët.
Ndihmojini sa më shumë të tjerët
Adam Grant, një profesor në Shkollën e Biznesit Wharton në Universitetin e Pensilvanisë, rekomandon një nga teknikat e tij të preferuara: “Po sikur të kisha vetëm disa minuta çdo ditë, të përpiqesha të ndihmoja dikë në një mënyrë që të jetë një angazhim i vogël për mua, por të ishte me përfitim të madh për ta?”
Gjeni sa më shumë kohë për veten tuaj
Një studim tregoi se koha që gjeni për veten tuaj iu bën më të lumtur, se sa të bëni ‘shopping’. Në studim morën pjesë 6 mijë persona nga Kanadaja, Danimarka, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara. Njerëzit që gjetën kohë për veten më shumë se mesatarja, raportuan kënaqësinë më të lartë të jetës.
Bëni mjaftueshëm gjumë, do të ndiheni më pak të mërzitur
Disa shkencëtarë thonë se privimi i gjumit ndikon tek hipokampusi, i cili është përgjegjës për përpunimin e kujtimeve pozitive ose neutrale. Sipas një eksperimenti të kryer me disa studentë, ata që nuk flinin mjaftueshëm kur u përpoqën të mësonin disa fjalë, kujtonin 81% të fjalëve me një konotacion negativ dhe vetëm 31% të fjalëve me kuptim pozitiv ose neutral.
Parimi “merrni 30 sekonda”
Shkenca tregon se duke i kushtuar vetëm 30 sekonda dikujt për ta ndihmuar, truri juaj do të “mbushet” me ndjesi pozitive, të cilat ju bëjnë të ndiheni më mirë gjatë ditës.
Praktikoni fuqinë e mirënjohjes.
Ata që përfshihen në një praktikë të rregullt mirënjohjeje theksojnë se ndihen më të lumtur dhe më pak depresion, bëjnë gjumë më të mirë dhe kanë më shumë gjasa të kryejnë sjellje të shëndetshme, siç është stërvitja.
“Përqafojini” vështirësitë dhe kuptoni se janë mësime me vlerë.
Njerëzit që kanë përjetuar vështirësi në jetën e tyre janë më të lumtur. Sipas një hulumtimi, përballja me situata të vështira bën që të forconi identitetin, të aftësoheni më shumë dhe të jeni më optimist për të ardhmen. /abcnews.al/