Gjërat e përditshme që i keni bërë gabim deri më tani

schedule14:32 - 19 Shkurt, 2021

schedule 14:32 - 19 Shkurt, 2021

Në jetën e përditshme, ne i bëjmë gjërat pa i menduar dje më vonë vuajmë pasojat. Që fëmijë ne mësojmë t’i bëjmë gjërat në mënyrën më të thjeshtë, dhe këtë e kemi kopjuar nga të rriturit. Abcneës.al më poshtë do ju tregojë gjërat që deri më tani i keni bërë gabim.

Mbajtja e timonit

Është thelbësore të dini mënyrën e duhur të mbajtjes së timonit, pasi mund t’ju shpëtojë nga dëmtimet nëse pësoni një aksident automobilistik. Vendi më i sigurt për të vënë duart është vija qendrore. Ky pozicion parandalon që airbag të hapet në duart dhe krahët tuaja, duke mbrojtur kështu kokën dhe trupin tuaj.

Pozicionimi i bidesë

Ju gjithmonë duhet ta ulni kapakun e banjës poshtë, që mikrobet mos të fluturojnë lartë dhe të ngjiten në sendet tuaja, kur shkarkoni ujin.

Koha më e mirë për të aplikuar deodorant

Koha më pak efektive për aplikimin e deodorantit është menjëherë pas dushit në mëngjes. Deodoranti do të futet në kanalet tuaja të djersës duke i bllokuar ato, informon abcneës.al. Koha më e mirë është para gjumit, kur lëkura është e thatë dhe gjëndrat e djersës nuk janë aq aktive.

Sirtarët e rregullt

Një nga mënyrat më të dobishme për shtimin e hapësirës dhe shmangien e rrudhosjes së rrobave, është t’i mbështillni ato.

Kollitja

Kur kolliteni, mos e mbuloni gojën tuaj me duar, sepse viruset përhapen më lehtë përmes prekjes. Në vend të kësaj përdorni bërrylin e krahut ose mëngën tuaj, për të minimizuar përhapjen e mikrobeve, informon abcnews.al.

Pastrimi i blenderit

Mos humbisni kohë për të pastruar blenderin, kur mund ta bëni për disa sekonda. Thjesht hidhni ujë në të, shtoni detergjent enësh dhe vëreni në punë. Është kaq e thjeshtë.

Pozicioni i fjetjes

Ju mund të kënaqeni duke fjetur me bark, por kjo tendos shpinën tuaj. Stresi në shpinë mund të shkaktojë dhimbje në shumë pjesë të tjera të trupit dhe ditën tjetër nuk do të ndiheni të çlodhur.

Të flesh në shpinë është pozicioni perfekt për të mbajtur të shëndetshëm shtyllën kurrizore dhe qafën, informon abcnews.al.

Këmbëzat e tastierës

Kur filloni të shkruani për herë të parë me tastierë ju mund t’i ngrini këmbët e saj, që të shikoni më mirë shkronjat. Sidoqoftë, është më mirë të mos e bëni këtë gjë, sepse mund t’ju shkaktojë dhimbje të kyçeve.

Varja e pantallonave

Kur të jeni vonë për punë, gjëja e fundit për të cilën dëshironi të shqetësoheni është ajo vija në mes të pantallonave të shkaktuara nga varësja. Për ta shmangur, abcnews ju sugjeron të merrni tubin e letrave të kuzhinës dhe ta vendosni në varësen e pantallonave. Një stres më pa të hënën në mëngjes./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!