Gjepali: Dialogu Kosovë-Serbi i udhëhequr nga BE ka dështuar

schedule13:42 - 28 Shtator, 2023

schedule 13:42 - 28 Shtator, 2023

Drejtori i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjepali thotë se ngjarjet e ndodhur së fundmi në veriun e Kosovës, tregon se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian ka dështuar.

Në një intervistë për ABC News, Gjepali u shpreh se dalja e Shqipërisë kundër BE në lidhje me deklaratën për Kosovën, ka të bëjë me thirrjen që vendi ynë po i bën unionit që të ketë reagim ndryshe.

“Mendoj që është një qëndrim konseguent me ngjarjet që kanë ndodhur. Ngjarjet e fundit janë dëshmia më e qartë se çfarë rezultati po sjell. Besoj se kësaj radhe u shpreh më qartë edhe kryeministri shqiptar, që nuk i beson kësaj rruge që BE po ndjek. Më shumë, dalja nga linja e përbashkët politike është një thirrje për BE që të ketë një reagim ndryshe. Në përgjithësi, BE dhe institucionet e tjera presin hetimet për incidente të tilla të rënda, nuk reagojnë menjëherë. Por ajo që tha Rama, deklarata duhet të jetë më e qartë, një reagim kundër Serbisë për këtë çështje. Nuk mendoj se ndikon, e shoh të vështirë që Shqipëria të jetë ndërmjetësuese.

Gjithsesi, samiti është i rëndësishëm për të normalizuar marrëdhëniet pas ngjarjes së të dielës. Me vlerësimin e deritanishëm, dialogu i udhëhequr nga BE nuk ka funksionuar. Mendoj se duhet kërkuar një zgjidhje tjetër”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!