Pavarësisht se nuk arritën dot të mbanin fitoren, edhe barazimi mund të konsiderohet një rezultat historik. “Kryqtarët” e Gjeorgjië kanë arritur t’i rrëmbejnë 1 pikë, Republikës Çeke, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, teksa kanë shkëlqyer në sfidën e dytë të tyre, të fazës së grupeve, të Euro 2024.
Goli i parë i sfidës erdhi pikërisht nga gjeorgjianët, teksa në fundin e pjesës, një penallti e akorduar pas prekjes me dorë të Hranac u finalizua më së miri nga “bomberi” i skuadrës, Geoerges Mikautadze, mirëpo goli i këtij të fundit nuk mjaftoi, pasi në fraksioni e dytë të lojës, “ylli” çek, Patrik Schick dërgon topin në rrjetë për të vendosur fillimisht baraspeshën dhe vetëm pak minuta më vonë komplet fatin e ndeshjes, që u mbyll në barazim.
Pas këtij rezultati, Gjeorgjia vijon të mbetet në vendin e fundit të tabelës, me 1 pikë, po aq sa Çekia e vendit të 3-të, por me një golavarazh më negativ se këta të fundit. Ndërkaq, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, Gjeorgjia do të përballet me Portugalinë, ndërsa Çekia me Turqinë. /i.m /abcnews.al