Gjeorgjia bllokadë Shqipërisë në miqësore, Kosova reziston ndaj Zvicrës

schedule19:52 - 29 Mars, 2022

schedule 19:52 - 29 Mars, 2022

Shqipëria bëri më shumë, por në fund u desh të pajtohej me një barazim 0-0 në miqësore kundër Gjeorgjisë së drejtuar nga francezi Willy Sagnol. Barazim edhe për Kosovën – me rezultatin 1-1 – që luante në transfertë kundër Zvicrës.

Shqipëria ishte më këmbëngulëse në pjesën e parë dhe iu afrua golit të avantazhit me anë të mesfushorit Endri Çekiçi, i cili nga brenda zonës e çoi topin mbi traun e portës.

Miqtë nga Gjeorgjia rrezikuan menjëherë me anë të Davitashvili. Ai kishte një rast të artë, por goditi keq. Asnjë gol në 45 minutat e para, ndërsa në të dytën Cikalleshi dhe Vrioni iu afruan shumë golit.

Kvekveskiri për miqtë provoi nga distanca, por Strakosha ishte në gatishmëri dhe e ndali. Për Shqipërinë u mundua ta zgjidhte Asllani, i cili gjuajti fort nga jashtë zone dhe vuri në vështirësi portierin mik.

Kuqezinjtë u munduan të shënojnë deri në fund, por Gjeorgjia rezistoi dhe gjithçka përfundoi në barazim 0-0.

MIQËSORJA E KOSOVËS

Dardanët barazuan në transfertë kundër Zvicrës, me rezultatin 1-1, duke treguar se diçka ka ndryshuar me Alain Giresse në stol.

Kosova madje shënoi e para në këtë ndeshje, në fillimin e pjesës së dytë me Milot Rashicën. Epërsia zgjati vetëm 9 minuta, pasi Lobotka me kokë ndëshkoi Muric dhe shmangu humbjen e Zvicrës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!