Gjeorgji/ Plas sherri në kuvend, deputetja i hedh kolegut shishen e ujit në kokë

schedule09:19 - 30 Prill, 2024

schedule 09:19 - 30 Prill, 2024

Mediat e huaja raportojnë se një deputete në Gjeorgji goditi sot kolegun e saj me një shishe uji. Debati në kuvend nisi për shkak të çështjes për “agjentët e huaj”, e cila ka shkaktuar polemika në vend.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale duket deputetja e cila godet në kokë kolegun e saj me shishen e ujit, mendohet se është shishe plastike. Ndërkohë ky i fundit i bërtet dhe i drejton gishtin. Kohët e fundit në Gjeorgji kanë shpërthyer protesta dhe tubime lidhur me “agjentët e huaj”.

Projektligji që ka shkaktuar polemika kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Kundërshtarët e projektligjit e quajnë këtë ligj autoritar dhe “të frymëzuar nga Rusia”, por partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane thotë se është e nevojshme të sigurohet transparencë në financimin e organizatave joqeveritare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!