Gjeniu 9-vjeçar Laurent Simons gati të diplomohet nga universiteti

schedule14:35 - 15 Nëntor, 2019

schedule 14:35 - 15 Nëntor, 2019

Ka nxënës të shpejtë dhe ka Laurent Simons. Djali nga Amsterdami do të marrë një diplomë bachelor në inxhinieri elektrike nga Universiteti i Teknologjisë Eindhoven në moshën 9 vjeç, duke e bërë atë të diplomuarin më të ri në universitet në botë ndonjëherë.

Ai vjen nga një familje mjekësh dhe gjyshërit e tij ishin ata që vunë re aftësitë e Laurentit.

Mësuesit më pas i dhanë një pafundësi testesh. “Ata na thanë që ai është si një sfungjer,” tha babai i tij.

Nëna e tij, Lidia, bën shaka duke thënë se është për shkak se ajo ka ngrënë shumë peshk gjatë shtatëzanisë./abcnews.al

Mësuesi  i Laurent tregon se ai është tre herë më inteligjent se studenti i tij më përpara. Ai ka filluar  kolegjin në Mars, deklaroi për Independent.

Deri më tani, i diplomuari më i ri mbahej nga një 10 vjeçar me një diplomë nga Universiteti i Alabama në 1994.

Planet e Laurentit përfshijnë një doktoraturë në inxhinieri, si dhe një diplomë mjekësore. Ai nuk ka zgjedhur ende një universitet, por ai e di shumë mirë se ku do të dëshironte të shkonte.

“Unë  dua të shkoj në Kaliforni; moti është i këndshëm atje”, tha Laurent. Ai planifikon që një ditë të jetë kirurg i zemrës ose të bëhet një astronaut.

Tani për tani, prindërit e tij do përpiqen që Laurenti të mos ndiejë presion të tepërt për të qenë i shkëlqyer në shkollë./abcnews.al