Refugjatët janë larguar nga Ukraina për një jetë më të mirë larg luftës dhe disa prej tyre janë zhvendosur në Uells, ku iu është kërkuar të mbulojnë një pjesë të kostove të akomodimit duke paguar ushqimet dhe lavanderinë.
Sipas qeverisë së Uellsit, atyre u është kërkuar të paguajnë pas pesë javësh ose nuk do të kenë të drejtë për shërbime. Refugjatët ukrainas duhet të gjejnë punë, tha qeveria në një deklaratë.
Rreth 3000 refugjatë janë zhvendosur në Uells në kuadër të programit Homes for Ukraine. Ata jetojnë në qendra mikpritjeje, hotele, universitete, derisa të gjejnë punë dhe të përshtaten me jetën në Uells.
Sipas autoriteteve të Uellsit, më shumë se 500 refugjatë tani kanë gjetur një zgjidhje afatgjatë të strehimit ose kanë marrë shtëpi me qira.
/abcnews.al