Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar më herët një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
Trump tha se dyshja diskutoi sulmin e Ukrainës ndaj bazave të shumta ajrore thellë brenda Rusisë gjatë fundjavës dhe zbuloi se Putin tha se do të duhet t’i përgjigjet sulmit.
Presidenti amerikan e quajti telefonatën një “bisedë të mirë”, por pretendoi se nuk ishte një bisedë që do të çonte në paqe të menjëhershme.
Gjenerali Ded Prenga, në një intervistë në emisionin “360 Gradë” në ABC News tha se territori i Ukrainës është tërësisht u njohur për forcat ruse dhe se sipas tij goditjet apo sulmet do të jenë në sistemet jetike të vendit.
“Reprezalja nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë. Pasi reagimi apo kundër reagimi do të jetë me të njëjtin forcë. Për të ruajtur prestigjin e tyre në veprimet luftarake. Ata e njohim shumë mirë. Territori i Ukrainës është tërësisht i njohur, edhe vijën luftarake…Pra i njohin shumë mirë. Goditja besoj do të jetë në sistemet jetike të Ukrainës”, tha ai.
Gazetari Misha Puma komentoi sulmin e Ukrainës në bazën ajrore të Rusisë në Siberi duke thënë se kjo mund të sjellë një përkeqësim të situatës.
“Ndoshta mund të ketë një përshkallëzim të bombardime në pikave nevralgjike të Ukrainës që mund të jenë jo vetëm energjetika, por edhe baza të tjera ushtarake. Kjo nuk do të jetë një goditje e vetme apo një ditë e vetme, por mund të jetë e përshkallëzuar, një hakmarrje që do të jetë duke përparuar në front”, tha ai.

