Operacionet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në veri të Rripit të Gazës pothuajse kanë përfunduar, sipas një gjenerali të lartë izraelit.
“Qëllimet në veri pothuajse janë arritur. Ne kemi filluar të zgjerojmë operacionin tokësor në zona të tjera, me një qëllim shkatërrimin e grupit terrorist Hamas”, tha gjenerali Hisham Ibrahim.
Ushtria izraelite lëshoi një urdhër evakuimi për pjesën më të madhe të zonës në dhe rreth qytetit jugor të Khan Younis mëngjesin e sotëm, ndërsa forcat fillojnë të largohen nga veriu.
/abcnews.al