Gjeneralët serbë që luftuan në Kosovë do të japin mësim në akademinë ushtarake në Beograd

schedule16:46 - 19 Tetor, 2017

schedule 16:46 - 19 Tetor, 2017

 

Ministri serb i Mbrojtjes konfirmoi për mediat në vend se gjeneralë dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë që kanë luajtur një rol aktiv në luftëne kosovës, do të japin mësim në akademinë ushtarake në vend. 

Gjeneralë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Ushtrisë Jugosllave e që mbanin poste të larta komandoje gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998-1999 do të japin mësim në akademinë ushtarake në Beograd. Agjencia serbe e lajmeve beta raporton se ndër këta personazhe është dhe Vladimir Lazarevic, i cili është dënuaer për krime lufte nga gjykata e Hagës. Ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin, konfirmoi për mediat në vend se ish komandantët do të kenë rolin e tyre në edukimin ushtarak.

Sipas Vulin gjeneralët e luftës kanë shumë për ti mësuar kolegëve të tyre të rinj dhe në një farë mënyre duke i dhënë këtë rol atyre do ti dëmshpërblëhet dhe padrejtësia që iu është bërë në të kaluarën.

“Vecernje Novosti” shkruan ndër të tjera se përvec Lazarevic, lista me profesorët e ardhshëm të akademisë ushtarake përfshin dhe gjeneralin në pension dhe anëtarin partisë radikale serbe Bozidar Delic, por dhe shefi aktual i ushtrisë serbe gjenerali Ljubisa Dikovic.

Gjatë luftës në Kosovë Dikovic komandonte brigadën e 37, për të cilën qendra e ligjit humanitar në disa raste ka ngritur akuza për kirme lufte ndaj civilëve. Trupa të pajetë që vërtetonin këto akuza u gjetën në një varr masiv në Rudnicë në vitin 2014.

Dikovic hodhi në gjyq qendrën në fjalë për prishje të reputacionit dhe e fitoi atë.