“Gjendje lufte” në SHBA, dhjetëra viktima pas stuhisë vrasëse, grabitje dhe supermarkete të mbyllura

schedule08:52 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 08:52 - 28 Dhjetor, 2022

Uragani “vrasës” që ka përfshirë SHBA -në për të 5-tën ditë ka shkaktuar 64 viktima duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike, ujë dhe ushqim.

Në perëndim të Nju Jorkut, shumë familje ishin të dëshpëruara për ushqim dhe ilaçe pasi moti i keq bllokoi rrugët dhe ndërpreu energjinë, duke detyruar dyqanet si supermarketet dhe farmacitë të mbylleshin.

Veçanërisht në Buffalo, ku kanë vdekur të paktën 27 persona, supermarketet më të mëdhenj janë mbyllur që nga e premtja. Disa nga viktimat u gjetën në makina dhe të tjerët u gjetën në rrugë.

Rreth 10,000 banorë në Buffalo kanë mbetur  pa energji të hënën, sipas kryebashkiakut të zonës. Mirëpo, ka edhe nga ata që përpiqen të përfitojnë, pasi disa persona po grabisin dyqanet e mbyllura për shkak të të ftohtit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!