Gjendja shëndetësore e Messina Denaro përkeqësohet në burg, avokati kërkon shtrimin në spital

schedule15:39 - 8 Gusht, 2023

schedule 15:39 - 8 Gusht, 2023

Gjendja shëndetësore e Matteo Messina Denaro është përkeqësuar. Bosi, i ndaluar në regjimin 41 bis në superburgun e L’Aquila vuan nga një tumor. Mediat italiane bëjnë të ditur se prej ditës së arrestimit ndodhet nën kurim në burg, ku i është ndërtuar një dhomë kimioterapie.

“Duhet shtrimi në spital”, nënvizoi avokati i tij. Javët e fundit Messina Denaro i ishte nënshtruar një operacioni të vogël për probleme urologjike, por u kthye në burg gjatë ditës.

“Tani Messina Denaro nuk ha më, ai gjithashtu ka vështirësi për të pirë, ka nevojë për shtrim urgjent në spital, sepse i duhet një serum për t’u ushqyer.

Situata e tij nuk është më e menaxhueshme nga struktura në të cilën ai është i burgosur nën regjimin 41bis”, tha avokati mbrojtës Alessandro Cerella. Matteo Messina Denaro u arrestua në 16 janar të këtij viti pas 30 vitesh në arrati, në një klinikë private në Palermo.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!