Gjendja e të shtruarve në Infektiv: 5 pacientë në terapi intensive dhe 1 prej tyre i intubuar

schedule11:09 - 3 Qershor, 2020

schedule 11:09 - 3 Qershor, 2020

Në përditësimin e sotëm të situatës së koronavirusit në vend Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

ISHP njofton se në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 21 persona të prekur ku 5 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe një prej tyre është intubuar. Ndërkohë rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqet nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë regjistruar 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

“Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë”, deklaroi Mirela Cami drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!