Barcelona humbi dje ndaj Atletico Madrid, por ky nuk ishte e vetmja pasojë pas ndeshjes. Gerard Pique dhe Sergi Roberto u dëmtuan dhe Koeman do duhet të bëjë disa muaj pa ta.
LATEST NEWS‼️
Tests carried out this Sunday on @3gerardpique have shown that he has a grade 3 sprain in the internal lateral ligament and partial injury to the anterior cruciate ligament in his right knee. The evolution of the injury will condition his availability. pic.twitter.com/0Bf0EnXiZo
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 22, 2020
E rëndë gjendja për mbrojtësin e qendrës, i cili raportohet të ketë dy probleme njëherësh. Pique ka një dëmtim të pjesshëm të ligamentit krocat në gjurin e djathtë dhe një ndrydhje të gradës së tretë në ligamentin e brendshëm anësor të së njëjtës këmbë.
Mungesa e tij pritet të jetë e gjatë, duke parë se ka dy dëmtime ligamentesh, që janë pjesë, që kërkojnë shumë kohë për tu rikuperuar. Mungesa e Pique varion nga 4 deri në 6 muaj, edhe në varësi të mënyrës sesi do të trajtohet dëmtimi.
LATEST NEWS‼️
Tests performed this Sunday on @SergiRoberto10 have shown that he has a rupture in the femoral rectus of his right thigh. The approximate time he will be out is two months. pic.twitter.com/hnG6QOVulq
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 22, 2020
Me dëmtimin e Pique Barcelona mbetet me vetëm dy mbrojtës qendre në dispozicion, Lenglet dhe Umtiti. Disi më e lehtë gjendja për Roberton. Mbrojtësi i djathtë ka pësuar dëmtim muskulor. Ai ka një këputje në rektusin femoral dhe siç bën me dije Barcelona, do të mungojë rreth dy muaj. /abcnews.al