Gjendet trupi i pajetë i një 29-vjeçari në Shkodër, policia: Dyshohet se vdiq nga mbidoza

schedule22:09 - 13 Qershor, 2021

schedule 22:09 - 13 Qershor, 2021

Një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në qytetin e Shkodrës. Mësohet se viktima është Arlind Dyli, ndërsa njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Policia njofton se trupi i pajetë i të riut është jetuar sonte rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar  në lagjen “Ahmet Haxhija”.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë  e përdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/