Gjendet “thesari” 1 mijë vjeçar në Izrael

schedule10:09 - 25 Gusht, 2020

schedule 10:09 - 25 Gusht, 2020

Dy adoleshentë izraelitë kanë zbuluar një thesar me qindra monedha ari që datojnë prej 1.100 vitesh. Monedhat që ishin futur brenda një kavanozi, u zbuluan gjatë një gërmimi arkeologjik në Yavne të Izraelit, sipas CNN.

Eksperti Robert Kool tha se monedhat datojnë që prej fund shekullit të IX-të, kur rajoni ishte nën sundimin e Kalifatit Islamik Abasid. 425 monedhat e gjendura janë prej ari të pastër 24 karat dhe peshojnë 845 gram, shkruan abcnews.al.

Me një shumë të tillë, një person mund të blinte një shtëpi luksoze në një nga lagjet më të mira në Fustat, kryeqyteti i pasur i pasur i Egjiptit asokohe“, deklaroi Kool. Sipas drejtuesve të sitit të gërmimit, gjetja e një sasie të madhe tëmonedhave, është jashtëzakonisht e rrallë, pasi ari shpesh shkrihet dhe ripërdorej nga qytetërimet e mëvonshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!