Gjendet shtrat për “gjigantin”/ Volejbollisti iranian nuk fle më në tokë, Morteza Mehrzad nuk kishte krevat në fshatin olimpik

schedule15:56 - 4 Shtator, 2024

schedule 15:56 - 4 Shtator, 2024

Është njeriu i dytë më shtatlartë në botë.

Quhet Morteza Mehrzad, edhe pse mbiemri i tij i plotë është edhe më i gjatë.

Ky “gjigant” nga Irani, me trup 2 metra e 46 centimetra ka pasur një problem të madh në fshatin olimpik në Paris, sepse për të nuk gjendej shtrat dhe sipas raportimeve të mediave volejbollisti paraolimpik, ishte i detyruar të flinte përtokë, ndonëse kuptohet jo direkt në parket.

Gjithsesi, për të u gjet një zgjidhje.

Organizatorët e Paraolimpiadës më në fund e gjetën një shtrat të përshtatshëm për trupin e “gjigantit” Mehrzad, prej 2.46 metrash, ndryshe ndryshe nga organizatorët e Lojrave Olimpike në Tokio në vitin 2021, të cilët i kishin marrë masat shumë më mirë se francezët.

Morteza, mbiemri i plotë i të cilit është Mehrzadselakjani, cilësohet si më i miri volejbollist invalid në botë, dhe Irani është favorit për medaljen e artë olimpike në Paris 2024, teksa kujtojm se nën udhëheqjen e tij, iranianët u shpallën kampionë olimpikë në Rio 2016 dhe Tokio 2021. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!