Astronomët mund të kenë zbuluar planetin e parë jashtë jashtë galaktikës sonë. Gati 5000 ekzoplanetë janë gjetur deri më tani që rrotullohen jashtë sistemit diellor, por të gjithë janë vendosur në galaktikën tonë. Sinjali i mundshëm për planetin e zbuluar nga teleskopi me rreze X Chandra i NASA-s ndodhet në galaktikën Messier 51, e njohur edhe si Whirlpool.
Planeti mund të jetë pjesë e sistemit yjor të njohur si M51-ULS-1. Me një masë 20 herë më të madhe se Dielli, ky planet duket se orbiton rreth një ylli tjetër neutron ose një vrime të zezë. Studiuesit thonë se duhen më shumë të dhëna për të konfirmuar ekzistencën e planetit.
Nëse planeti ekziston vërtet, M51-ULS-1 do të sinjalizonte sistemin e parë yjor në një galaktikë tjetër. “Metoda që ne zhvilluam dhe përdorëm është e vetmja metodë e zbatueshme aktualisht për zbulimin e sistemeve planetare në galaktika të tjera,” tha për BBC Dr. Rosanne Di Stefano nga Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikën në Kembrixh. /abcnews.al