Gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i 56-vjeçares në Vjosë

schedule20:47 - 23 Qershor, 2022

schedule 20:47 - 23 Qershor, 2022

Trupi i 56-jeçares që rezultonte e zhdukur në Vlorë është gjetur ditën e sotme në lumin Vjosë. Ajo ishte e zhdukur që prej 20 qershorit, ku familjarët e denoncun në polici.

Ditën e djeshme sendet e saj vetjake u gjetën buzë lumit, ndërsa pas kërkimeve sot u gjet edhe trupi i saj i pajetë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!