Një automjet i raportuar i vjedhur është gjetur pas 24 orëve në Kurbin. Policia bën me dije se është identifikuar dhe arrestuar autori.
Gjatë mesnatës shërbimet policore të Komisariatit Kurbin kanë lokalizuar mjetin e vjedhur bashkë me autorin e dyshuar, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja. Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por ka braktisur mjetin dhe është larguar. Menjëherë uniformat blu kanë mundur të arrestojnë autorin e dyshuar, 40 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.”, thueht në njoftimin e policisë.