Gjendet pa shenja jete 60-vjeçari me Covid-19 në Librazhd, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje

schedule13:50 - 26 Mars, 2021

schedule 13:50 - 26 Mars, 2021

Një 60-vjeçar me koronavirus është gjetur pa shenja jete në banesën e tij ën fshatin Polis Qendër në Librazhd. Gazetari Agim Blloshmi raporton se bëhet fjalë për Xhevahir Shkurtin, i cili u gjet i pajetë përpara banesës së tij, në një banjo të jashtme.

Dyshohet që ai të ketë kryer vetëvrasje duke përdorur një thikë, ndërsa ka qenë edhe i infektuar me koronavirus.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po kryen në vendngjarje veprimet e mëtejshme. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!