Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jetë pasditen e së martës në anë të rrugës në Dukat-Fushë të Vlorës.
Sipas policisë dyshohet si ngjarje aksidentale ndërsa vijojnë hetimet.
Njoftimi:
Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat.
Paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q. H.
/Abcnews.al/