Një trup i pajetë është gjetur pasditen e kësaj të shtune në lumin Drini i Bardhë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për mediat në Kosovë se trupi është gjetur nga peshkatarët që ndodheshin për peshkim atje. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Sipas mediave, dyshohet se bëhet fjalë për një 59 vjeçare e cila ra nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.
“Rreth orës 15:40 policia është njoftuar se është gjetur një trup i pajetë në lumin Drini në fshatin Krajk. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lum është gjetur një trup i njeriut që dyshohet se i përket një femre. Kufoma është gjetur nga peshkatarët, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i kufomës”, ka thënë Bytyqi./abcnews.al