Autoritetet amerikane dyshojnë se kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptares nga Maqedonia, Adea Shabani. 25-vjeçarja ishte shpallur e zhdukur që prej pasdites së 23 shkurtit. Imazhi i fundit i Adeas është kapur në një ashensor me të dashurin e saj po atë ditë. Mediat amerikane shkruajnë se një trup i pajetë është gjetur në pyllin e Kalifornisë dhe policia ka dyshimet të forta që i përket shqiptares.
Por autoritetet shprehen se për të saktësuar këtë do të duhet testi i ADN-së për shkak të dekompozimit të trupit të pajetë. Hetuesit dyshojnë se Shabani është vrarë nga i dashuri i saj, duke parë që ky i fundit kreu vetëvrasje disa ditë më parë./abcnews.al