Gjendet një person i pajetë në një përrua në Devoll, dyshimet e para

schedule11:47 - 25 Janar, 2021

schedule 11:47 - 25 Janar, 2021

Një person i pajetë është gjetur këtë të hënë në një përrua në Devoll.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grapsh, Devoll,  ku është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar.

Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.01.2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./abcnews.al