BURREL- Në lulishten e lagjes “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, është konstatuar një pako e vogël, e cila dyshohet me lëndë lënde plasëse artizanale.
Lënda e dyshuar shpërthyese thotë policia është e paplasur.
Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.