Gjendet një gomone braktisur në Sarandë

schedule11:27 - 16 Gusht, 2018

schedule 11:27 - 16 Gusht, 2018

Një gomone e cila është vjedhur u gjet e braktisur në grykëderdhjen e Bistricës në Sarandë. Ajo është shtatë metra e gjatë dhe dyshohet se i është marrë një shtetasi Italian në afërsi të Korfuzit. Sipas policisë, gjasat janë që mjeti lundrues do të përdorej për trafik droge. Vetë pronari italian kishte bërë denoncim dy ditë më parë në komisariatin e policisë. Ai ka thënë se nuk i ka parë grabitësit, por kur shkoi në breg nuk e gjeti më gomonen.

Gomonia ka mundur të hyjë në ujërat shqiptare deri në zonën e njohur si Kanali i Çukës dhe më pas autorët e kanë futur atë në rrjedhën e lumit të Bistricës duke kaluar në një rrugë tepër të vështirë dhe të rrezikshme. Pronari i mjetit, kishte njoftuar se ka vënë në dispozicion një shumë prej 2.000 eurosh për gjetjen e gomones dhe 3.000 euro për gjetjen e personit që e ka grabitur atë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!