Gjendet një bombë në kutinë postare të Soros, FBI nis hetimet

schedule11:15 - 23 Tetor, 2018

schedule 11:15 - 23 Tetor, 2018

Një eksploziv i vendosur në kutinë postare në banesën e George Soros në Nju Jork, është shëprthyer nga forcat xhenerike. Pakoja e dyshimtë është vënë re nga një punëtor i rezidencës. Ndërkohë FBI ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Është gjetur një bombë në kutinë postare në shtëpinë e Xhorxh Soros në Uestcester Kaunti në Nju Jork. Soros njihet si një sipërmarrës amerikan me origjinë hungareze, i cili prej vitesh është object ofendimesh dhe kritikash shumë të ashpra. Por dhe akuzash për komplote nga ana e grupeve politike të ekstremit të djathtë për shkak të ideve të tij liberale dhe progresiste. Bomba është shpërthyer nga forcat xhenerike, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje pas një telefonate që lajmëronte për një pako të dyshimtë. Një nga punëtorët e mirmëmbajtjes së rezidencës ka hapur pakon duke parë atë që dukej si një eksploziv. Lajmi është konfirmuar dhe nga policia me anë të një deklarate për shtyp. Më pas punëtori e ka vendosur pakon në një vend të hapur dhe lajmëroi policinë. Soros, 87 vjeçar nuk ndodhej në shtëpi. FBI ka nisur hetimet për ngjarjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!