Gjendet një armë zjarri pranë ministrisë së Drejtësisë

schedule20:24 - 21 Shkurt, 2022

schedule 20:24 - 21 Shkurt, 2022

Një send, në dukje si armë zjarri është gjetur mbrëmjen e sotme pranë ministrisë së Drejtësisë në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se arma është hedhur nga dikush dhe ka dyshime se mund të jetë pistoletë lodër.

Pasi është marrë nga efektivët arma është çuar në laborator për ekzaminim. Detaje të reja priten nga policia e cila ndodhet pranë bulevardit “Zogu i Parë” ku është gjetur arma.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!