Trupi i një burri të paidentifikuar është gjetur në një det pranë Athinës, të cilit i është lidhur me litar në këmbë një peshë prej 10 kilogramësh, siç përdoret në palestra, njoftoi Roja Bregdetare.
Sipas mediave vendase, autoritetet u alarmuan për praninë e një trupi pranë plazhit të njohur Skinjas, pranë Maratonës. Ndërsa, një zhytës nxori trupin, i cili ndodhej në fund, rreth 100 metra larg bregut.
Autoritetet thonë se trupi ka qenë në det për disa ditë. Mosha e burrit llogaritet në 40-45 vjeç./abcnews.al