Në ish-fushën e Aviacionit në kryeqytet është gjetur një bombë me peshë 500 kg. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një postim në llogarinë e saj në Facebook.
Sipas asaj që shkruan ministrja, bomba që peshon 500 kg i përket Luftës së Dytë Botërore dhe ekipet e xhenios e zhvendosën në poligonin në Bizës.
Më tej, bomba u demolua në mënyrë të kontrolluar.
POSTIMI I PLOTË
Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.
Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt. s.b/abcnews.al/
#KrenariPërFA??