Gjendet në anë të rrugës një 40 vjeçare, dyshohet se është aksidentuar

schedule08:26 - 7 Qershor, 2018

schedule 08:26 - 7 Qershor, 2018

Një 40 vjeçare është gjetur mëngjesin e sotëm në anë të rrugës në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës”. Ajo u transportua në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dyshon se 40 vjeçarja mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, që më pas është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /abcnews.al